Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Sejko: Çmimet do mbeten të larta të paktën edhe gjysmën tjetër të vitit

Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje çmimesh për shkak të luftës në Ukrainë, që pritet të vijojnë edhe të paktën deri në fund të këtij viti.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në prezantimin e raportit të tranzicionit nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) mbi sfidat e ekonomive të rajonit, tha se ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për konsumatorët dhe bizneset.

“Sulmi mbi Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve të naftës, produkteve e energjetike, ndonëse pasiguria është e madhe. Informacioni i siguruar sugjeron se këto çmime do të vijojë të mbeten të larta të paktën edhe pjesën tjetër të vitit”, tha guvernatori Sejko.

Projeksionet sugjerojë se inflacioni pritet të jetë mbi objektiv në 2 vitet e ardhshme, tha guvernatori i BSH.

“Në aspektin pozitiv, edhe në prani të kësaj goditjeje, volumi i aktivitetit ekonomik do shënojë rritje gjatë 2022”, u shpreh Sejko.

Të Fundit