Guardia di Finanza në ndjekje të një gomoneje në Vlorë

Guardia di Finanza është në një operacion në brigjet e Vlorës. Sipas burimeve per media autoritetet italiane janë nën ndjekje të një gomoneje.

Mësohet se prej 60 minutash, Guardia di Finanza është vënë në ndjekje të një mjeti në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës, që dyshohet se transportonte lëndë narkotike.

Operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti, ndërkohë që kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e policisë shqiptare.

Të Fundit