Gruaja e rrahur nga partneri: tani kam Stopin, caktohet data e gjyqit-23 Shtator 2021

Historia, që sollëm dy ditë më parë ishte ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohej nga ish-bashkëjetuesi i saj.Gruaja ka një djalë 15 vjec dhe një tjetër 3 vjec, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Ervini nuk kishte punë dhe para.Një nga herët dhuna u bë e tillë, saqë zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.Megjithatë pas pak orësh, Ervin Hysolli u l i lirë. Pas transmetimit tonë zonja thotë, se e ka marrë në telefon Shërbimi Social, për t’i ofruar ndihmë.Avokatja Margarita Kola shpjegon gabimet në prodedurat e ndjekura nga prokuroria.

Të Fundit