Greva e naftëtarëve në Ballsh/ Reagon Rama: Presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje ! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Greva e naftëtarëve në Ballsh/ Reagon Rama: Presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje !

Kryeministri Rama reagon në Twitter për grevën e naftëtarëve në Ballsh, duke i ftuar ta ndërpresin atë dhe të qajnë hallin me qeverinë.

Rama shprehet i gatshëm që të ulen e bisedojnë bashkërisht, duke thënë se duhet të heqin dorë nga presionet e ultimatumet.

STATUSI I PLOTE

U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!

Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *