Greqi/ Hajdutët boshatisin kotecin, vjedhin 80 pula, pata dhe gjela deti

Të organizuar në detaj duket se kanë qenë hajdutët që hynë në kotecin e pulave në ishullin grek të Rodosit.

Hajdutët kanë boshatisur kotecin, duke grabitur dhjetëra shpendë, pa e vënë re askush.

As më shumë, e as më pak, autorët arritën të grabisin 70 pula, 5 pata dhe 5 gjela deti, pas bërë zhurmë. Prwtothema.gr shkruan se hajdutët ngarkuan shpendët në një kamion dhe më pas u zhdukën.

Vjedhja u denoncua në Komisariatin e Policisë, e cila po kryen hetimet për kapjen e autorëve.

Të Fundit