Grabitja e pacientit ne spitalin Covid 1, prokuroria kerkon pamjet nga bankat-Stop-20 Janar 2021

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e pacientit, që humbi jetën në spitalin infektiv, Covid 1 dhe iu grabitën paratë në portofol dhe karta e bankës.Prokurorja e cështjes Eriselda Bala thotë, se i ka cuar shkresa bankave, që ditën që është bërë denoncimi, por ato nuk kanë sjellë akoma pamjet filmike, për zbardhjen e ngjarjes.Nga ana tjetër përfaqësues të shoqatës “Together for life” thonë, se i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetsisë vendosjen e një numri të gjelbër për cdo spital covid, ku familjarët të marrin në cdo moment informacion për të afërmit e shtruar në spital, si dhe zyra informacioni në hyrje të cdo spitali covid.

Të Fundit