Goditi macen me shkelm dhe e hodhi në det, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia pasi një video u bë virale në internet, ku i riu godet me shkelm një mace dhe e hedh në det.

Mediat greke raportojnë se incidenti ka ndodhur në fshatin Aidipsos në një restorant. E gjithë skena është e filmuar me kamera amatore, ku duket 30-vjeçari që i jep ushqim maces dhe më pas e godet me shkelm duke e hedhur në det.

Kanë qenë pronarët e restorantit që nxorrën macen nga uji. Ky veprim i të riut nxiti reagimin edhe të ministrit grek të Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, i cili ka dënuar ngjarjen duke thënë se keqtrajtimi i kafshëve është vepër penale.

Videon e kishte publikuar në Instagramin e tij vetë shqiptari dhe pasi u bë virale, policia u vu në lëvizje duke bërë arrestimin e tij.

30-vjeçari me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap në shtëpinë e tij rreth orës 17:30. Sipas mediave greke, raportohet se ai ka qenë më parë i dënuar për drogë.

Të Fundit