Gledis Nano: Të kryejnë testin e drogës të gjithë punonjësit e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për punonjësit e policisë.

Mësohet se kjo procedurë ka nisur nga sot dhe 20 punonjësit e parë të policisë janë dërguar pranë Instituti të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksikologjisë, për të kuptuar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike apo jo.

Gjithashtu bëhet e ditur se testi nuk do të bëhet për të gjithë punonjësit e policisë por në mënyrë të rastësishme dhe për ata që do të ketë dyshime se mund të jenë përdorues

Të Fundit