Gledis Nano ndryshon drejtuesit në Policinë e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese.

Mësohet se Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale Tonin Vocaj, dhe e ka emëruar zv.drejtor i Policisë së Shtetit.

Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, i cili deri më tani ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndërkohë, Albert Dervishaj i cili zëvendësohet nga Vocaj është emëruar në Akademinë e Policisë.

Të Fundit