Gledis Nano firmos ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të tjera në rang drejtuesish në policinë e Shtetit.

Sipas ABC, Oltion Bistri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Operacionale te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës.

Bistri zëvendëson në këtë post Bujar Ahmetin, i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Bistri ka mbajtur një sërë postesh në qarqe të ndryshme të vendit duke nisur nga Tirana ku ka qenë shef në Komisariatin numër 2, më pas drejtor në Durrës dhe së fundmi në Lezhë.

Të Fundit