Gjyshja “killer” i jep tortë me zink, helmohen 8 ushtarë

Rezistenca ukrainase nuk njeh moshë. Të gjithë po luftojnë, përfshirë të moshuarit. Secili me armët që mund të krijojë. Mes tyre, edhe një “gjyshe” që arriti të helmonte tetë ushtarë rusë duke u ofruar një tortë. Ushtria ruse, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN, është në një situatë të mjerueshme dhe ushtarët nuk kanë çfarë të hanë. Një zonjë e moshuar i ka çuar një tortë me zink në të, duke helmuar 8 persona nga ushtria ruse.

Ushqim të skaduar për pushtuesit
Një bisedë private e ushtrisë ruse, u përgjuar nga forcat ukrainase zbuloi historinë. Është publikuar nga këshilltari i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme Anton Gerashchenko. Pushtuesit po plaçkisin shtëpitë dhe supermarketet, duke kërkuar ushqim që nuk gjendet. Kështu gruaja shfrytëzoi rastin për të goditur. Nuk është rasti i parë i tillë që nga fillimi i luftës. Rusëve iu dha gjithashtu ushqim i prishur dhe ujë i ndotur.

Nga ana tjetër, ka civilë që refuzojnë ndihmën humanitare nga rusët, sepse nuk kanë besim në atë që mund t’u japin. Në Kherson, pavarësisht bllokadës së ndihmave humanitare, banorët refuzuan ushqimet e ofruara nga rusët të depozituara në qendër të qytetit.

Të Fundit