Gjyqtari nuk pyet për urdhrin e mbrojtjes, qytetarja e çon në SPAK – Stop
KLIPET

Gjyqtari nuk pyet për urdhrin e mbrojtjes, qytetarja e çon në SPAK

Pak kohë më parë transmetuam rastin e zonjës Rexhina Nushi, e cila u ankua, se gjyqtari i Shkodrës, Sokol Shehu, ka treguar njëanshmëri në ndarjen e pasurisë bashkëshortore. Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë,konkretisht një banesë një-katëshe.Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte, që shtëpia të ndahej përgjysmë.Por në fazën e dytë të ndarjes së pronës në terren, ish-bashkëshorti kishte shembur një dhomë dhe gjyqtari vendosi, që zonja të largohej duke marrë një shumë parash dhe aty të banonte burri.Në zbardhjen e vendimit, pas transmetimit të rastit në “Stop”,gjyqtari Sokol Shehu ka arsyetuar, se trualli nën ndërtesë dhe oborri funksional, janë në pronësi të djalit të madh dhe paditësja Rexhina Nushi i ka të acaruara marrëdhëniet me të.Gjyqtari Shehu nuk mori parasysh as urdhrin e mbrojtjes, që zonja ka ndaj të shoqit. Rexhina Nushi deklaron, se ka bërë kallzim në Spak për gjyqtarin Sokol Shehu.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *