Gjykata Administrative jep vendimin: Kopshti Botanik i mbetet Universitetit, rrëzohet VKM që ia kalonte në pronësi Bashkisë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Gjykata Administrative jep vendimin: Kopshti Botanik i mbetet Universitetit, rrëzohet VKM që ia kalonte në pronësi Bashkisë

TIRANË

Gjykata Administrative ka dhënë vendimin pro Universitetit, në lidhje me Kopshtin Botanik.

Është rrëzuar kësisoj VKM për kalimin e Kopshtit Botanik tek Bashkia e Tiranë.

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave ishte për “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”, e kjo duket se ka shqetësuar Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, njoftoi se ka zhvilluar para disa kohësh një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën ka diskutuar mbi këtë vendim të Këshillit të Ministrave, të cilin e konsideron arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

“Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt i punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës.

Shprehemi dhe një herë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij institucioni me vlera unikale kombëtare, në respekt të qëllimit, misionit dhe funksionimit të tij. Në këtë kontekst ne mirëpresim planet dhe investimet e Bashkisë Tiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e Kopshtit Botanik.

Kjo deklaratë është hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.” -thuhej në deklaratën shpërndarë mediave.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku deklaroi se vendimi u dha, pasi pedagogë dhe studentë kanë mbështetur kërkesën, që Kopshti Botanik t’i mbetet Universitetit të Tiranës. Drushku ka mbështetur edhe gjyqtarin e çështjes, për vendimin që ka dhënë.

“Sapo ka përfunduar në prani të pedagogëve dhe të studentëve, seanca e fundit, për procesin gjyqësor, të mbështetur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, duke kaluar në pronësi të Universitetit. Ka qenë një proces i gjatë, derisa kemi përfunduar deri në këtë vendim. Dua të falënderoj gjyqtarin, që ishte profesional në detyrën e tij. Vendimi ishte në favor të publikes. Bashkia Tiranë ka të drejtë të apelojë, por ne do ndjekim deri në fund këtë çështje në mënyrë ligjore. Do ecim ashtu sikundër ligji na jep të drejtën, atë pronësi, që nuk mund të cenohet dot”, deklaroi Drushku.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *