Gjirokastër/Automjeti përfshihet nga flakët, shkak një shkëndijë elektrike.

Një automjet u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të premteje në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen 18 Shtatori, aty ku automjeti ndodhej i parkuar.

Siç mund të shihet në këto pamje  flakët kanë përfshirë thuajse të gjithë makinën duke u përhapur edhe në pemët që ndodheshin aty pranë.

Në vendin e ngjarjes pati ndërhyrje të menjëhershme nga forcat zjarrfikëse dhe policia. Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarri të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nga ngjarja në fjalë nuk ka të lënduar.

Të Fundit