Gjendet e pajetë në Tiranë një shtetase gjermane

Një shtetase gjermane është gjendur pa jetë mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Lajmin e bën të ditur policia e Tiranës, që njofton se shtetasja emri i së cilës nuk bëhet i ditur u gjet e pajetë në banesën e saj në rrugën e Elbasanit.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 30 vjeçares.

“Dyshimet e para janë se kemi të bëjme më një vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave”, njoftoi Policia.

Të Fundit