Gjendet e mbytur në liqen e moshuara, kishte 3 muaj që ishte zhdukur

Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. Policia ka njoftuar se viktima ishte larguar nga banesa që prej datës 12 Shkurt të këtij viti.

“Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022”, njoftoi policia.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë  konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit