George Soros: Nëse Putin lejohet t’ja dalë mbanë, mesazh i rrezikshëm se shtetet mund të krijohen ose shkrihen me forcë

Unë kam qenë dëshmitar i transformimit të Ukrainës, nga një pjesë e rrëzuar e Bashkimit Sovjetik, në një demokraci liberale dhe shoqëri të hapur. Është përballur me akte të panumërta të agresionit rus, por ia ka dalë.

Ukrainasit trima janë tashmë në front duke rrezikuar jetët e tyre, në një masakër që më kujton rrethimin e Budapestit në vitin 1944 dhe të Sarajevës në vitin 1993.

Është e rëndësishme që aleanca transatlantike (SHBA-të, Kanadaja, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar), por edhe kombe të tjera, të bëjnë gjtihçka është në fuqinë e tyre për të mbështetur Ukrainën në këtë kohë kur ekzistenca e saj është në rrezik.

Aktet e Putin janë një sulm i drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të të gjithë shteteve, që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe më gjerë. Rusia është qartësisht duke dhunuar Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe duhet të mbahet përgjegjëse.

Nëse Putin lejohet t’ja dalë mbanë me objektivat e tij, kjo do të dërgonte një mesazh në mbarë botën, se shtetet thjesht mund të krijohen ose shkrihen nga forca brutale. Ne duhet të qëndrojmë me Ukrainën, sepse qëndrimi i tyre është edhe për ne/ George Soros

Të Fundit