Gaz Bardhi: Në Kuvendin tonë do të vijnë fiks 69% e delegatëve!

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se 69% e delegatëve të PD, do të marrin pjesë në Kuvendin e datës 18, pra atë të Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, Sali Berisha pretendon se mbi 5 mijë delegatë do të jenë prezentë në Kuvendin e ditës së nesërme në “Air Albania”.

Pra, nesër pritet të kuptojmë se cila prej palëve mashtron, Sali Berisha apo Lulzim Basha, që ka nxjerrë Gazment Bardhin të shpallë se kanë 69% të delegatëve.

“Anëtarët e Kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh me përgjegjësinë e tyre kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë formularin. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur duke konfirmuar pjesëmarrje 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre”, deklaroi Bardhi në konferencën e thirrur për mediat në selinë blu.

Të Fundit