‘’Gati për Shqipërinë’’, Rama me aplikantët: Interesimi më i lartë nga çfarë prisnim, shprehje besimi për mua, nuk do ju zhgënjejmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sesionin e shtatë me aplikantët për nismën ‘’Gati për Shqipërinë’’.

Rama thotë se interesimi për këtë nismë është më i lartë nga ccfarë pritej dhe e vlerëson si shprehje besimi ndaj tij.

Ai thotë se nuk ka për të zhgënjyer asnjë prej aplikantëve sa i përket respektit dhe kujdesit.

‘’Padiskutim që nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë. Jam këtu abshkë me të tjerët në shenjë respekti me ju që duke shprehur këtë interesim më shprehni dhe mua një besim.

Siç ju thashë ky ishte prezantim, do bëni pak durim, numri it ë interesuarve është më i lartë nga çfarë prisnim, vijojnë akoma. Tani që shohim dhe këto, çdo ditë janë nga 20-25. Sigurisht që pas këtij kontakti të parë bëhet dhe skedulimi i takimeve. Ju uroj shëndet e suksese.

Thashë për mua personalisht dhe për të tjerët është si të thuash shprehje besimi. Që bëtë këtë hap po ashtu dhe dëshirës, por është dhe besim. Të paktën nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do ju zhgënjejmë. Pastaj si do të materializohet do shihet me secilin.’’- tha Rama.

Të Fundit