Gara për kryetar të PD-së, Nishani: Unë s’kam ambicie, ende s’kemi vendosur për kandidatin – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Gara për kryetar të PD-së, Nishani: Unë s’kam ambicie, ende s’kemi vendosur për kandidatin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se ende nuk ka një emër nga “Grupimi për PD-në”, sa i përket garës për kryetar të kësaj partie.

“Ende nuk kemi një vendim përfundimtar. Jemi një grupim që po diskutojmë. Gjithsecili që e ndjen veten të përfshirë në një garë, ne nuk jemi për të kufizuar kandidaturat. Por, do të dëshironim që në këtë garë të mbështesim, ata kandidatë që përkojnë më atë që ka nevojë PD-ja”, u shpreh ai.

Teksa përjashtoi veten e tij nga kjo garë, ai tha se edhe Fatbardh Kadilli është figurë që meriton të kandidojë për kryetar të PD-së.

“Patjetër e mbështes në të drejtën e tij për të kandiduar, por cili do të jetë personi që unë do të votoj, duhet të shohë se cilët janë të gjithë kandidatët dhe pastaj të vendos”, përfundoi z.Nishani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *