Gara me mjete sportive në Durrës, përplaset dhe humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e të dielës në një pistë garash me makina, si pasojë e një aksidenti.
Policia tha se gjatë garave në pistën “Arena Karting Albania 3”, në fshatin Pjesës të Shijakut, janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve, shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit