Gafa/ sistemi Tims e nxjerr ne Qafe-Thane, qytetari gjobitet ne Lezhe-Stop-14 Korrik 2021

Problematika e rradhës na sjell në qytetin e Lezhës, edhe pse qytetari që ankohet, banon në Pogradec. Në datën 14 nëntor 2020, rezulton, se ka parkuar gabim në shëtitoren e Lezhës, pasi ekziston një gjobë administrative në emër të tij.Ylli Kadiasi, banor në Pogradec tregon, se në datën 14 nëntor 2020 ka qenë duke kaluar në Qafë Thanë, për të shkuar në Maqedoni. Në përdorim ka makinën e djalit. Ylli tregon, se kur e ka ndaluar një polic, i ka thënë, se në sistem del një gjobë e marrë në Lezhë, kur ai nuk ka qenë në Lezhë, por rrugës për në Maqedoni. Ylli Kadiasi shprehet, se nuk është ndonjë vlerë e madhe gjoba, por edhe kot nuk ka, pse të paguajë.Përmes sistemit Tims, ne provojmë, se në datën 14 nëntor Ylli ka qenë duke kaluar në orën 12, në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërkohë që gjoba është vënë në orën 8 në Lezhë. Në drejtorinë vendore të Policisë Lezhë na thonë, se ndodh, që të bëhen edhe gabime me tableta, duke shtypur një shkronjë gabim. Mund të jetë i saktë pretendimi i qytetarit, por afati për ta ankimuar në drejtorinë e Lezhës ka përfunduar, ndaj qytetari duhet të paguajë gjobën.

Të Fundit