Gafa dhe lapsuse,Muzhaqi: Nuk kam pasur eksperienca më herët, me kohën do mësohem

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, përveç pozicionit që mban në kabinet, ka qenë shpesh herë në fokus të mediave për shkak të gafave dhe lapsuseve të saj.

Gjatën një interviste televizive, Muzhaqi, është e bindur se kjo është një eksperiencë që fitohet me kohën.

Ministrja deklaruar se edhe vetë i vjen për të qeshur kur dëgjon ato për të cilat është komentuar vazhdimisht në rrjet. Ajo ka theksuar se mund të bëjë lapsuse dhe gafa në televizion, por në punën e saj nuk bën asnjëherë.

“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara. Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë se nuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime. Siç themi dhe ne shqip sa të rrosh do mësosh, shpresoj që do ta marr atë eksperiencën. Nëse duhet t’iu them një fjali një gjë është e sigurt bëj lapsuse e gafe në televizione por në punë time nuk bëj as lapsuse as gafa”,-tha Muzhaqi.

Të Fundit