Gabimi në portal/ Paguan gjoben me kamatë-vonesë.

Antonio Dajci, tregon, se në 19 shtator 2020 ka marrë një gjobë për xhamat e zinj dhe nuk e ka kundërshtuar atë.Gjobën e ka marrë në Kamëz në vlerën 200 mijë lekë të vjetra pa komision. Policia i tha, se për 5 ditë, gjoba dilte në sistem dhe Antonio mund ta paguante më lirë. Në këtë mënyrë, ai shkoi te posta dhe pika të tjera, por gjoba nuk doli askund. Komisionet janë hequr për shkak të pandemisë, ndaj Antonio interesohet, për të hyrë në portalin e-Albania, ku i thonë, që gjoba nuk ka dalë. Në datën 16 tetor, atij i del gjoba, bashkë më kamatë vonesën prej 100 mijë lekësh shtesë.Në policinë rrugore i thonë, se faji është i tij dhe duhet të paguajë gjobën bashkë me kamatë vonesën.

Pasi është gjobitur dhe detyruar të paguajë gjobën bashkë me kamatë-vonesën, Antonio Dajci i drejtohet policisë rrugore, ku i thonë, se jo të gjithë kanë akses në portalin e-albania,por ai gjithsesi duhet të paguajë.Pas qytetarit, interesohet dhe gazetarja e Stop, të cilës i thonë, se qytetari, që merr gjobë duhet ta kontrollojë atë nga portali, tek komisariatet, derisa ta shlyejë. Për këtë rast pyesim dhe spz-në e zonës, por ia kthen, që nuk e dinë, se kush e ka neglizhuar, pasi ai vetë ka vetëm 15 ditë, ndërsa në terren janë 4 grupe, ndaj është e vështirë të gjendet, se kush e ka vënë gjobën.

Të Fundit