Gabimi/mbaron studimet s’i japin kartonin e diplomes per pagesen e masterit-Stop-9 Korrik 2021

Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimeve në fakultetin e ekonomisë. Për ciklin bachelor ka paguar tarifën e plotë, në një kohë, që duhet të ishte përjashtuar, pasi ka nënën invalide. Kur është informuar për këtë gjë, ka bërë një marrëveshje, për gjysmën e pagëses në studimet master.Ajo ka mbaruar provimet dhe 2 vitet master dhe ka mbrojtur edhe diplomën, por nuk i japin kartonin, me pretendimin, se nuk ka bërë pagesën e masterit.Vajza i drejtohet sekretarisë së fakultetit, ku në fillim i mohohet, që ka dorëzuar dokumentet, për t’u perjashtuar nga tarifa. Më pas dokumentacioni u gjet.Admnistratori i fakultetit ekonomik, Ermal Haxhiaj pranon gabimin e bërë dhe kërkon me shkresë orientim nga bordi i fakultetit dhe rektorati.

Të Fundit