Furgoni bie në greminë/ Konfirmohen pesë viktima nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë

Një aksident tragjik me pesë të vdekur ka ndodhur pranë Qafës së Muzinës, 100 m pa mbërritur në Gjirokastër.

Siç shihet edhe nga pamjet, një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal e për pasojë, dyshohet se kanë ndërruar jetë pesë pasagjerë.

Makina është me targa AA 484 T.

Janë konfirmuar pesë viktima nga aksidenti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Ka qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Mësohet se, është e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tri ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.

Të Fundit