Fuçitë plotë me kanabis, policia arreston kryeplakun në Krujë

Policia ka sekuestruar 145 kg kanabis dhe armë gjatë një operacioni në Krujë të koduar “Noja”. Autoritetet kanë shpallur në kërkim një person si dhe kanë arrestuar kryeplakun e fshatit Nojë.

Mësohet se në pranga ka rënë H. M., 66 vjeç, banues në fshatin Nojë dhe akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Bujar Sefa Xaka, 34 vjeç, banues në Nojë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia njofton se vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit