Fshehja e borxhit 50 mije euro, prokurori Emeror Kasaj rrezikon burgun-Stop-23 Nëntor 2021 – Stop
Të Gjitha

Fshehja e borxhit 50 mije euro, prokurori Emeror Kasaj rrezikon burgun-Stop-23 Nëntor 2021

Në Shqipëri ka një ligj të posacëm, që detyron cdo zyrtar të drejtësisë dhe disa kategori të nëpunësve civilë, të deklarojnë pasuritë pranë ILDKPI-së.”Stop” ka siguruar një informacion, që provon, se prokurori Emëror Kasaj në deklaratat e tij të pasurisë, që nga viti 2000 deri në vitin 2020 nuk ka deklaruar një lëvizje financiare, gjë që e ngarkon atë me përgjegjësi penale, që parashikon 3-7 vite burg. “Stop” ka siguruar dy të dhëna zyrtare, që vërtetojnë 50 mijë euro të pa deklaruara nga ky prokuror.Në Gjykatën e Tiranës ka patur një cështje nga shtetasi me inicialet L.SH, për shumën 50 mijë euro bashkë me interesat, që sipas prokurorit, ia ka dhënë borxh, por pa deklaratë noteriale. Në asnjë prej deklaratave të pasurisë Emëror Kasaj, nuk e ka deklaruar borxhin, që i ka dhënë ortakut të tij në vitin 2010. Avokati Genci Gjokutaj na sqaron anën ligjore dhe përgjegjësitë, që kanë prokurorët, për deklaratën e pasurisë. Mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave, sipas Gjokutajt, përbën vepër penale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *