Foto/Zbulohet një varr 6500-vjeçar me 166 unaza flori, cilësohet si thesar unik

Një varr i periudhës së bakrit është zbuluar në Rumani, mes mosbesimit dhe emocioneve të arkeologëve.

Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në një kantier ndërtimi, në rrugën që lidh Oradean dhe autostradën A3. Në sarkofag u gjetën 166 unaza floriri, 800 rruaza kocke dhe një byzylyk spirale bakri.

Është një zbulim fenomenal. Një thesar i tillë është i veçantë në Europën Qendrore dhe Lindore. Është mjaft e veçantë sepse punimi i arit ishte vetëm në fillim të eneolitit, një term tjetër me të cilin quhet epoka e bakrit.

Duket se është varri i një gruaje jashtëzakonisht të pasur. Nuk e di kush ishte. Do të organizojmë një tjetër prezantim të thesarit kur gjithçka të jetë gati.

Është ky shpjegimi për agjencinë rumune Agerpres nga Calin Ghemis, arkeologu që drejtoi gërmimet.

Mbetjet njerëzore, sipas arkeologëve, i përkasin një gruaje. Skeleti tregoi gjithashtu se ajo ishte e gjatë dhe e ushqyer mirë, dhe gjendja e mirë e dhëmbëve të saj dha prova të mëtejshme se ajo ishte pjesë e fisnikërisë. Muzeu në të cilin u dorëzuan gjetjet dëshiron të dijë më shumë për gruan. Eshtrat u dërguan në laboratorë në Marosvásárhely dhe në Holandë për testimin e ADN-së.

 

 

Të Fundit