Foto/ Po transportonin drogë drejt Greqisë, pranga dy shqiptarëve, pista ku po hetohet (Emrat) – Stop
Të Gjitha

Foto/ Po transportonin drogë drejt Greqisë, pranga dy shqiptarëve, pista ku po hetohet (Emrat)

IGUMENICË
Autoritete greke kanë bllokuar 42 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Ky operacioni u zhvillua në rrugën periferike Rajo-Kestrini mbrëmë në darkë në Igumenicë.

Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, që transportonin në këmbë 3 çanta që përmbanin 30 pako me 42 kg marijuanë. Gazetarja e “BalkanWeb”, Shpresa Dine raporton se të arrestuarit janë identifikuar si Kledjan Haxhi Zherri, 23-vjec nga Fushë Kruja dhe Madrit Gezim Meta, 21-vjec nga Labinot Fushë i Elbasanit.

Prej fillimit te vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe ne zona te tjera, rreth 10.3 ton marijuanë, sasi kjo e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Policia ka dyshime të forta se të arrestuarit mund të jenë  përdorur nga grupe kriminale pasi dy të rinjtë nuk ishin në marrëdhënie pune.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *