FOTO/ Çifti që u plagos nga grabitësit në Tiranë!

Petrit dhe Afërdita Laze janë çifti që mbeti i plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në zonën e Alliasit. Çifti me origjinë nga Skrapari jeton në Tiranë prej vitit 1995 dhe prej kohësh ushtrojnë biznesin e tyre për prodhime buke.

61-vjeçari Petrit Laze i është nënshtruar gjatë natës një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi është në gjendje më të rëndë. Ndërsa Afërdita Laze 58 vjeçare ka vetëm një plumb në këmbë dhe po u nënshtrohet ekzaminimeve. Ata u qëlluan me pistoletë nga grabitësit kur u pikasën nga çifti.

Të plagosurit kanë edhe një vajzë e cila ka dhënë dëshminë e saj. Dyshohet se një nga grabitësit është i afërm me çiftin Laze, pasi ata të dielave udhëtonin jashtë qytetit dhe autorët dinin mirë ku të kontrollonin për paratë apo sendet me vlerë në banesë. Sipas së njëjtave burime dyshohet se grabitësit kanë qenë më shumë se 2.

Policia ka marrë në pyetje vajzën 17- vjeçare të çiftit të biznesmenëve pasi dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes. Ajo nuk u prek nga grabitësit.

Të Fundit