FOTO/ Bodrumi i spitalit të Kievit kthehet në repart të improvizuar pediatrik – Stop
Bota, Të Gjitha

FOTO/ Bodrumi i spitalit të Kievit kthehet në repart të improvizuar pediatrik

Bodrumi i spitalit të Kievit, është kthyer në një repart pediatrik të improvizuar.

Pamjet e dhimbshme që gjeni bashkëngjitur, të publikuara nga BBC, dokumentojnë situatën me disa imazhe ku shihen disa fëmijë, disa me sëmundje onkologjike, të sistemuar në krevate dhe pajisje spitalore, në pjesën e bodrumit bashkë me nënat dhe infermierët.

Në fakt bodrumi, u përdor si strehë për të mbrojtur pacientët nga sulmi që po kryhet prej ditësh në kryeqytet, por edhe për të kuruar pacientët e vegjël.

Forcat ruse synojnë prej ditësh të marrin kontrollin e kryeqytetit ukrainas, por ushtria vendase ka arritur që ti zmbraps, pavarësisht dëmeve të shkaktuara.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *