“Forca jonë është Edi Rama”- Elisa Spiropali: Luli dhe Flamuri si Haxhi Qamili, dolën me 200 njerëz të sjellë me makina që shaheshin dhe…

Në fjalën e mbajtur në Kamëz, kandidatja e PS-së për Tiranën Elisa Spiropali u shpreh se forca e socialistëve është mençuria, puna dhe Edi Rama.

Spiropali sulmoi kryedemokratin Basha, si dhe kandidatin e PD-së për Dibrën Xhelal Mziu, që sipas saj e ka trajtuar bashkinë e Kamzës si pronë, ndërsa Rakip Suli ka dhënë dëshmi si mund të qeveriset.  

Çfarë pamje e bukur që bën dallimin e madh mes nesh dhe tyre. I patë dje Luli Gjumi dhe Flamur Haxhi Qamili në qendër të Kamzës me 200 njerëz të sjellë me makina, që bërtisnin, që shaheshin, që shtyheshin me njëri-tjetrin, që ziheshin duke dhënë një pamje të pamerituar të Kamzës dhe Paskuqanit. Ne ju themi, ja ku jemi. Forca jonë është mençuria, puna, forca jonë është Edi Rama. Në një vit e gjysmë Rakipi me ekipin e tij ka dhënë dëshminë si mund të qeveriset pushteti lokal me njerëzit dhe për njerëzit. Nuk ka më xhagajudurë në dyert e bashkisë, taksidarë, dhunues, njerëz që me politikën nuk kanë asnjë lidhje. Ai që ishte në bashki që sot është azilant në Dibër thoshte “Kamza ime” sikur ia kishte lënë baba, dhe kur shkonte në Tiranë nuk kërkonte ujësjellësa, ura, por thoshte mi lini mua këta se këta për ne do të votojnë. Jo Kamza nuk është pronë dhe njerëzit nuk janë plaçkë”, tha Spiropali.

Të Fundit