“Foltorja është shpresa”, Noka: Basha nuk mund t’i trajtojë demokratët si bagëti

Deputeti Flamur Noka akuzon kryedemokratin Lulzim Basha për situatën e krijuar në parti, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Gjatë një interviste në “News24”, Noka tha se “foltorja” e ish-kryeministrit Berisha ka rikthyer shpresën tek demokratët dhe se tashmë Basha nuk e ka mbështetjen e bazës së partisë,

Pse nuk u krijua një tjetër Foltore më përpara?

“Shumë prej nesh mund të kenë patur rezerva, por kurrë nuk kam preferuar t’i trajtoj jashtë zyrës së selisë. Basha me vendimin që mori ishte një vendim shumë akult, i fshehtë dhe ishte vendim përçarës. pas atij vendimi Basha hapi Kutinë e Pandorës brenda asaj partie. Demokratët kanë patur rezerva për mënyrën si e ka qeverisur partinë dhe jemi munduar të gjemë justifikime. Por ai mori një vendim vrasës për partinë. Në të gjitha sondazhet Berisha ka dalë i pari. Kujt i8 shërben kjo përçarje e PD? Vetëm Ramës. Të vetmin argument kapet pas xhaketës së Amerikës. Por, a ka njeri më proameriakn sa Sali Berisha.  Berisha është anti-Soros. Basha nuk mund t’i trajtojë demokratët si bagëti.

Të Fundit