“Foltoret” e Berishës/ Rama: Unë respektoj Bashën si kryetar të PD

Pas takimeve në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën politike në vendin tonë.

Gjatë një interviste televizive, kreu i qeverisë u pyet dhe nëse e ndjek situatën më PD dhe “foltoret” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama tha se nuk i ndjek foltoret e ish-kryeministrit, teksa tha se respekton Lulzim Bashën si kryetar të PD.

“Nuk e ndjek dhe as nuk më duhet fare, kryetari i PD është Lulzim Basha dhe jam i detyruar që ta dëgjoj dhe e respektoj. Kur flet për llumin në PD, ai duhet të kujtojë se ai llum ka nxjerrë atë dhe sot duhet të tregojë, aty që nuk është pjesë e atij llumi, siç thotë ai, duke folur ndryshe, duke komunikuar ndryshe, duke mos përsëritur avazet e Foltores“,-tha Rama

Të Fundit