Flet shqiptari i akuzuar për lidhje me kartelin meksikan: Unë jam nga Belshi e të merrem me kartelin Sinaloa?

Luftar Hysa është biznesmeni shqiptar që jeton dhe punon në Meksikë prej vitesh, i cili gjatë ditëve të fundit është vënë në qendër të akuzave nga një media meksikane se po investon në Shqipëri paratë e kartelit të drogës Sinaloa.

Luftar Hysa ka dhënë një intervistë sot në emisionin Opinion në Tv Klan, i cili është pyetur nëse ka lidhje me kartelin meksikan.

Ai thotë se është sulmuar dhe herë të tjera dhe kjo gjë i vjen nga konkurrenca. Ai ka mohuar po ashtu që të ketë njohje apo kontakte me El Mayo, shefin e kartelit meksikan të Sinaloa.

“Nuk është hera e parë që sulmohem, por nuk nisem nga fjalët e gazetave. Në qoftë se këto janë të vërteta unë duhet të kisha tani urdhër Interpoli, duhet të isha i akuzuar. Unë një njeri nga Belshi, të iki të merrem me kartelin e Sinaloas… Gjthë Meksika e di kush është El Mayo, por të merrem unë me kartelet…. Bëj biznese të ligjshme dhe të vetmen pasuri që kam, kam karizmën time dhe inteligjencën time”.

Biznesmeni Luftar Hysa thotë se edhe në Shqipëri një gazetar ka bërë akuza ndaj tij 3 viteve më parë por pa i përmendur emrin.

“Ky sulm ka filluar ndoshta nga kjo studio, sepse këtu një gazetar para 3 viteve aludoi rreth meje dhe tha që unë kisha futur dy kartelet e mëdha të Meksikës në luftë me njëra-tjetrën. Tha që karteli i Sinaloas ka hyrë në luftë me kartelin se i ka fut në luftë shqiptari”.

Luftar Hysa kujton edhe një ngjarje në vitin 2010, kur një tjetër shqiptar me emrin Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe jo nga Belshi ishte shpallur i kërkuar nga Interpoli.

“Sulmi është i tillë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar me emrin Luftar Hysa nga Mamurrasi ishte i kërkuar nga Interpoli dhe ky zotëria u lidh me emrin tim në Meksikë dhe u shkruajt një artikull ku mafia shqiptare ka ardhur të bëjë kazino në Meksikë. Kishte dhe fotografinë e tij. Gazeta në atë kohë shkruajti një artikull, ne e kundërshtuam. E bënë kundërshtarët, kundërshtarët janë të gjithë konkurrenca. Para 2 viteve na bënë një denoncim anonim në Meksikë. Në botë denoncimet anonime nuk shkojnë para sepse duhet të ketë një emër. Denoncimet u morën u panë dhe këtu ke rezolucion që thotë këtu nuk ka asnjë lloj shkelje”, deklaroi biznesmeni Luftar Hysa.

Një artikull i disa ditëve më parë në mediat meksikane që gjeti vend edhe në disa portale shqiptare, vuri në qendër të akuzave biznesmenin shqiptar Luftar Hysa se po investon në Shqipëri paratë e kartelit meksikan të Sinaloas.

Luftar Hysa është sonte i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan për të folur pikërisht për këto akuza.

Ai është biznesmen prej disa vitesh në Meksikë ku ka biznese të lojërave të fatit por edhe restorante.

Luftar Hysa tregon se si filloi biznesin në emigrim, fillimisht në Afrikën e largët e më pas në Meksikë ku vazhdon aktualisht.

“Jeta ime ka një trajektore të gjatë. Unë jetën e kam filluar në vitin 1990 kur mbarova inxhinierinë, u largova nga Shqipëria në 1998. Kam bërë gjithashtu edhe jetë politike pasi kam qenë kryetar i degës së PD në Belsh në vitin 1991.

Nga Shqipëria jam larguar në vitin 1998 pasi unë jetoja në Cërrik. Unë jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi. Vëllai im jetonte që nga viti 1993 në Afrikë të Jugut.

Kam jetuar në Afrikë të Jugut deri në vitin 2001. Në këtë kohë kam jetuar vetëm pa familjen time. Për 2 vjet e 11 muaj nuk kam takuar as gruan time as fëmijët e mi.

Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kemi ikur në Peru, se donim të hapnim lojërat e fatit. Kur pamë vetëm në Peru në atë kohë lejoheshin lojërat e fatit. Deri në vitin 2004 kam jetuar në Peru.

Një njeri nga Australia, miku jon vjen dhe na thotë që tregu po hapet ne Meksikë. Unë kam shkuar në Mars 2004 në Meksikë. Prej 18 vitesh operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan. Familja ime jeton në Kanada. Unë jam rezident kanadez. Në këto momente jetoj në Kankun. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im i vetëm është vëllai im. Janë mbi 10 biznese. Bizneset tona janë lojërat e fatit, baret, restorantet në të gjithë Meksikën”, tha ndër të tjera Luftar Hysa.

E akuzuan se ka lidhje me kartelin meksikan, shqiptari tregon a ka biznese në Shqipëri

Luftar Hysa, biznesmeni i cili është vënë në qendër të akuzave të mediave meksikane por që gjeti vend edhe në disa nga portalet shqiptare se po investon në Shqipëri paratë e kartelit meksikan të Sinaloas, ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë intervistës, Hysa ka treguar se ka vetëm 1 aksion në një kazino në Vlorë dhe asnjë biznes tjetër.

Blendi Fevziu: A keni biznese në Shqipëri?

Luftar Hysa: Jam i lidhur me X kazino në Vlorë, kompania jonë ka 1 aksion. Kaq është biznesi im në Shqipëri.

Po ashtu, ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes së drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu se a ka biznese në Panama.

Luftar Hysa: (Qesh). Për herë të parë në Panama kam shkuar në vitin 2020 dhe kemi shkuar për të parë mundësinë që të hynim në treg dhe unë nuk kam pasur asnjë llogari bankare, asnjë lidhje me biznese dhe s’kam pasur asnjë gjë.

Luftar Hysa është biznesmen prej vitesh në Meksikë ku ka biznese të lojërave të fatit por edhe restorante.

U përfol për lidhje me kartelin meksikan, biznesmeni shqiptar flet për takimin me Ramën

Luftar Hysa, biznesmeni shqipatar që prej vitesh jeton në Meksikë dhe ku ka biznese të lojërave të fatit por dhe restorante, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emsionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë intervistës së tij, Hysa ka treguar dhe arsyen që fshihet pas disa fotove të publikuara më parë, ku shihet duke dalë nga zyra e Kryeministrit të vendit, Edi Ramës së bashku me një deputet gjerman.

Blendi Fevziu: Është publikuar një foto e juaja duke dalë nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një deputet gjerman. Për çfarë e keni takuar Edi Ramën?

Luftar Hysa: Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një gjë shumë të bukur. Kam një mik timin që jeton në Londër dhe e ka emrin Max Miligam. Maxi bën libra dhe është fotograf. Dhe ky njeri ka qenë i interesuar që të bënte libër për Shqipërinë. Unë duke kërkuar, duke parë që Rama është dhe artist, thashë që e vetmja që mund të bëj është t’i prezantoj këtë projekt. Ramën e gjeta nga një deputet i Bundestagut Gjerman.

Hysa ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i akuzuar dhe as i dënuar teksa ka shtuar se është një njeri i bizneseve që lëviz nëpër botë, kudo ku tregjet hapen që biznesi i tij të jetë ligjor.

Luftar Hysa: Unë nuk shes byreqe, unë jam njeri i bizneseve që bredh nëpër botë. Gjej hapësira ligjore. Unë jam për bizneset e lojërave të fatit. Kudo që tregjet hapen, shkoj dhe prezantoj veten time nëse ligji ma lejon. Ne kudo që shkojmë për të bërë biznese, që të marrësh një licencë duhet të kalosh nga të gjitha kanalat nga Interpoli. Unë as që kam qenë as i gjykuar, as i dënuar dhe as i akuzuar. Me gjërat e tjera nuk merret. Zyrtarisht zero, as unë dhe as vëllezërit e mi dhe as punëtorët e mi.

Në mbyllje të intervistës, i pyetur nga Blendi Fevziu se a ka në plan të kthehet në Shqipëri, biznesmeni Luftar Hysa është shprehur se nuk do të kthehet më.

Luftar Hysa ditëve të fundit është vënë në qendër të akuzave nga një media meksikane se po investon në Shqipëri paratë e kartelit të drogës Sinaloa.

Të Fundit