Fizioterapisti shqiptar në Gjermani: U largova sepse nuk kishte treg pune – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Fizioterapisti shqiptar në Gjermani: U largova sepse nuk kishte treg pune

Klevis Domi është fizioterapist. Ai ka mbaruar studimet në Shqipëri dhe për shkak të mungesës së tregut të punës, tashmë jeton dhe ushtron profesionin në Gjermani.

Ai tregoi për Euronews Albania se pas studimeve, punoi për 4 muaj në një ekip futbolli, por kushtet nuk ishin të kënaqshme.

“Çdo gjë bëhej në të zezë, pa kontratë pune, pa siguracione dhe ndaj jam larguar,” – u shpreh Klevisi.

Fizioterapisti u shpreh se punën e ka gjetur nëpërmjet internetit dhe shumë lehtë duke qenë se në Gjermani tregu i punës për profesionin e tij është i gjerë, ndërkohë që vështirësia ka qëndruar te viza e punës duke qenë se Shqipëria nuk është vend i Bashkimit Evropian.

Sipas tij me pagesën në Shqipëri jetesa ishte e vështirë, ndërsa pagesa në Gjermani e bën shumë më të përballueshme qëndrimin në shtëpi me qira dhe konsumin e përditshëm.

“Në Shqipëri mesa di unë, si fillestar, mund të shkojë paga te 400-450 mijë lekë të vjetra, ndërsa këtej si fillestar mund të fillosh me 2400 euro bruto, diçka mbahet dhe nga taksat dhe shkon 1500 neto,” – tregoi Klevisi.

Ndërkohë nisur nga emigrimi masiv i mjekëve, drejtuesi i qendrës së studimeve ekonomike dhe sociale Ilir Gëdeshi tha se kjo shtyn dhe emigrimin e njerëzve të tjerë që largohen për të marrë cilësinë në shërbimet mjekësore, që në Shqipëri nuk i kanë pikërisht për shkak të mungesës së profesionistëve dhe largimit të tyre nga vendi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *