Fiton gjyqin nuk i japin kempin per diabet!

Në 20 dhjetor 2019 transmetuam rastin e Kujtim dhe Dorina Qosja nga Elbasani, të cilët iu drejtuan emisionit “Stop” për një problem shëndetësor. Në vitin 2011 Dorina ishte diagnostikuar me diabet të tipit 1 dhe doli në komision. Por në vitin 2016 kempi epror e nxorri pa grup dhe cifti nisi procesin gjyqësor, që zgjati 3 vjet, pas të cilit Dorina fitoi të drejtën vetëm për vitin, që komisioni e kishte nxjerrë pa grup. Për pjesën tjetër, familja u fut në borxhe, për të blerë insulina, që janë jetike për Dorinën. Gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan dhe drejtuesja e degës së përfitimeve, Jonida Beqiri dhe juristja Alketa Kallajxhiu shpjeguan situatën dhe arsyet, se pse për dy vite, zonja nuk ka marrë asnjë pagesë invaliditeti. Pas transmetimit tonë Dorina doli sërish në komision dhe fitoi kempin për një vit, nga 31 janari 2020 deri në 31 dhjetor 2020.

Të Fundit