Fiter Bajrami/ Meta: Sakrifica e besimtarëve të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Fiter Bajrami/ Meta: Sakrifica e besimtarëve të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore!

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *