Fier/ OSHEE i heq dritat per borxhin 5 milionesh te paraardhesit te shtepise! – Stop – 5 Nentor 2020 – Stop
Të Gjitha

Fier/ OSHEE i heq dritat per borxhin 5 milionesh te paraardhesit te shtepise! – Stop – 5 Nentor 2020

Në vitin 2013, familja Salillari në Fier, u bë përfituese e një banese sociale, sipas një kontrate me Entin e Banesave Bashkia Fier, me afat shlyerje 25 vjet. Prej disa muajsh OSHEE Fier, ndërpret furnizimin me energji për këtë familje, me arsyetimin, se banesa rezulton debitore prej rreth 5 milionë lekësh.Mikel Salillari tregon, se familja ka qenë dhe është e rregullt në pagesa. Ka qenë një tjetër qytetar, që jetonte më parë në këtë banesë sociale, i cili nuk paguante detyrimet ndaj Entit dhe pas proceseve gjyqësore doli nga shtëpia.Edhe pse pa asnjë faj, OSHEE Fier, për shkak të debisë, lë pa energji familjen në fjalë. Në iu drejtuam Entit të Banesave Fier dhe drejtoresha tha, se kjo është përgjegjësi e OSHEE-së, që duhet t’i japë zgjidhje qytetarit. Shkojmë te Kujdesi i Klientit pranë OSHEE-së, Fier, ku punonjësja thotë, se OSHEE nuk njeh, se kush person është në atë shtëpi, por merret vetëm me faktin, se kjo kontratë ka një debi të pashlyer.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *