Fier, e regjistrojnë gabimisht mashkull, duhet ta zgjidhë në gjykatë 19 tetor 2018

Viron Muhametaj, nga Fieri, ankohet në “Stop” dhe denoncon faktin, se mbesa e tij, Qelibare Muhametaj, në gjendjen civile të qytetit rezulton mashkull.Ai ka vetëm një kërkesë, që vajza të regjistrohet, sic i takon.Punonjësja e gjendjes civile Klodiana Kasemi, thotë, se është bërë një gabim njerëzor në regjistrim, që korrigjohet vetëm duke shkuar në gjykatë. Në një përgjigje zyrtare edhe drejtoria e gjendjes civile në Ministrinë e Brendshme, tregon derën e gjykatës, por nuk shpjegon, se kush paguan për gabimin e saj.

Të Fundit