Fier/Denoncimi i nenes, komshiu 51 vjecar i ngacmoi seksualisht vajzen e mitur – Stop-10 Nentor 2020

Sot në “Stop” publikojmë një tjetër rast të abuzimit seksual me të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit tetor në periferi të Fierit, ku një vajzë 15 vjecare është ngacmuar nga komshiu i saj 51 vjec, Arjan Koti. Në fillim burri e ka ngacmuar të miturën në makinën e tij dhe më pas ngacmimet kanë vazhduar edhe në shtëpi, të dy ndajnë një oborr të përbashkët. Nëna e vajzës denoncon rastin, pasi ka frikë, se incidenti mund të përsëritet.Ajo ka bërë sikur ka dalë nga dera e pasme dhe ka dëgjuar me veshët e saj ngacmimin nga ana e komshiut.Vëllai i agresorit e pranon atë, që ka ndodhur, por thotë, se nuk do të përsëritet. Arjan Koti është lënë në arrest shtëpie nga policia. Por nga ana tjetër shërbimi social pranë Bashkisë së Fierit është komplet inekzistent në reagimin për këtë ngjarje.

Të Fundit