Feston 77-vjetorin, Berisha: Kjo ditëlindje më gjen me një mision jetik për PD – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Feston 77-vjetorin, Berisha: Kjo ditëlindje më gjen me një mision jetik për PD

Këtë të premte ish-kryeministri, Sali Berisha, feston 77-vjetorin  e lindjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se kjo ditëlindje e gjen më të motivuar se kurrë për misionin e tij të cilin e quan vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri.

“Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen:

– Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe,

– Ne një mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë ne Shqipëri!

Mirënjohje te pakufishme te Gjithëfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve te mi ne Shqipëri dhe kudo qe janë, te cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë te mundur te përmbushim se bashku ketë mision! Lavdi Zotit!”, shkruan Berisha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *