Festat e fundvitit/ Manastirliu paralajmëron masa të reja: Kufizoni kontaktet, le të festojmë në familje këtë vit

Paralajmërohen masa të reja për frenimin e koronavirusit në vendin tonë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Teksa ishte në poliklinikën nr.9, ku po kryhen edhe testet e shpejta, ministrja tha se kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm.

“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, pohoi ministrja.

Ministrja ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 6 pika në Qendra Shëndetësore në Tiranë dhe rezervimi për kryerjen e tyre tashmë do të bëhet nga mjekët e familjes.

“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me rregjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se vijon fuqizimi i kapaciteteve dhe se përfshirja e testimit të shpejtë krijon më shumë akses dhe përgjigjie më të shpejtë, Manastirliu tha se testimi i shpejtë do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që bëri me dije 6 pikat e testimit të shpejtë në Tiranë.

“Sigurisht do të vijojë në gjithë Shqipërinë, në qendrat e testimit në komunitet. Në Tiranë kemi filluar me 6 pika: Në qendrën shëndetësore nr. 9, qendrën shëndetësore nr.10, në qendrën shëndetësore të Kombinatit, në qendrën shëndetësore Qyteti Studenti, në qendrën shëndetësore Kodër-Kamëz dhe gjithashtu edhe në pikën e Brrakës, në qendrës shëndetësore nr. 4”, bëri me dije Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se pavarësisht përfshirjes së testit të shpejtë, testimi me medotën klasike të PCR do të vijojë.

“Nga ana tjetër testimi nëpërmjet metodës klasike të PCR vazhdon. Grupet e epidemiologëve janë në terren për vijimin e testimit përsa i përket testeve të cilat kryhen direkt nga numri 127, pra rastet e hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit në terren”, tha Manatirliu.

Në prag të festive të fundvitit Manastirliu u ka apel qyetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojë brenda familjes tyre të vogël, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. “Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës”, apeloi Manastirliu.
Të gjithë mjekët e familjes do të referojnë për testim në qendrën që tashmë kanë të përcaktuar. Është mjeku i familjes, i cili, nëpërmjet sistemit të referimit elektronik, e referon qytetarin për rapid test në fashat orare nga 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë. Dhe pacienti paraqitet në pikën e testimit në ditën dhe orën e caktuar, ndërsa përgjigjen e merr sërish nga mjeku i familjes.

A: NDARJA TERRITORIALE E PIKAVE TË TESTIMIT
1. Q.Sh.Nr. 4/Pika e Brrakës

Në këtë pikë testimi do të referojnë Mjekët e Familjes (MF) të qendrave shhëndetësore si më poshtë:
1. Qendra shëndetësore nr .4
2. Qendra shëndetësore nr .7
3. Qendra shëndetësore nr .3

2. Q.Sh. Kodër Kamëz

Në këtë pikë testimi do të referojnë Mjekët e Familjes (MF) të qendrave shhëndetësore si më poshtë:
1. Qendra shëndetësore Paskuqan
2. Qendra shëndetësore Kamëz
3. Qendra shëndetësore Bathore
4. Qendra shëndetësore Kodër Kamëz
5. Qendra shëndetësore Bërxull
6. Qendra shëndetësore Prezë
7. Qendra shëndetësore Vorë

3. Q.Sh. Nr.10

Në këtë pikë testimi do të referojnë Mjekët e Familjes (MF) të qendrave shhëndetësore si më poshtë:

 1. Qendra shëndetësore nr. 10
2. Qendra shëndetësore nr.2
3. Qendra shëndetësore Dajt
4. Qendra shëndetësore Zall Herr
5. Qendra shëndetësore Zall Bastar
6. Qendra shëndetësore Shengjergj

4. QSH Nr. 9

Në këtë pikë testimi do të referojnë Mjekët e Familjes (MF) të qendrave shhëndetësore si më poshtë:
1. Qendra shëndetësore nr. 8
2. Qendra shëndetësore nr. 9
3. Qendra shëndetësore nr. 5

5. Q.Sh.Nr. 6/ Kombinat
Në këtë pikë testimi do të referojnë Mjekët e Familjes (MF) të qendrave shhëndetësore si më poshtë:
1. Qendra shëndetësore nr.6
2. Qendra shëndetësore Kashar
3. Qendra shëndetësore Ndroq
4. Qendra shëndetësore Selitë
5. Qendra shëndetësore Vaqarr
6. Qendra shëndetësore Pezë

6. Q.Sh. Qyteti Studenti
Në këtë pikë testimi do të referojnë Mjekët e Familjes (MF) të qendrave shhëndetësore si më poshtë:
1. Qendra shëndetësore Farkë
2. Qendra shëndetësore Qyteti Studenti
3. Qendra shëndetësore Petrelë
4. Qendra shëndetësore Berzhitë
5. Qendra shëndetësore Baldushk
6. Qendra shëndetësore Nr.1
7. Qendra shëndetësore Krrabë
8. Qsh Sauk
9. Qsh Shkoze

Të Fundit