Fermerët ukrainas helmojnë trupat ruse me qershi

Trupat ruse janë helmuar nga qershitë që vodhën në pazarin pranë Melitopolit të Ukrainës.

Qershitë ishin trajtuar me përkujdesjen e duhur nga fermerët që shkaktuan “sëmundje masive” për ushtarët që vodhën frutin, tha kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov.

Ai e përshkroi aktin si “një lloj tjetër lëvizjeje partizane” dhe dënoi vjedhjet nga populli ukrainas, raporton news.sky.

“Fermerët tanë përgatitën një dhuratë tjetër për rusët, qershitë e ëmbla të trajtuara së fundmi, të cilat shkaktuan sëmundje masive tek ata që ua vodhën fermerëve, është lloji i fundit i rezistencës partizane në territorin e Melitopolit” u tha Fyodorov gazetarëve vendas të enjten.

Melitopol ndodhet në Ukrainën juglindore pranë Detit Azov e cila u pushtua gjatë ditëve të para të pushtimit.

Fedorov dyshohet se u rrëmbye nga forcat e Kremlinit përpara se të lirohej.

Të Fundit