“Fëmijët shkrijnë Borën”, ministrja Muzhaqi publikon videon

“Borë për festa”, “fëmijët shkrijnë borën”, këto janë fjalët kyçe që do të gjeni në profilin e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Këtë fundvit, ministrja Muzhaqi ka ndërmarrë një nismë për të promovuar kartolinat e bëra nga vetë fëmijët që ia kanë dërguar për të uruar festat. Por, ajo që bie në sy është fakti që kjo nismë ka marrë vetë emrin e ministres, kur në fakt supozohet të ketë në qendër fëmijët.

“Për Vitin e Ri do të doja tu kërkoja të gjithë të rinjve e fëmijëve që të më dërgojnë kartolina të bëra posaçërisht nga ata vetë. Dhe vendosa që tu dërgoja një e-mail të gjithë atyre, me ndihmën e mësuesve sigurisht. Mendova se nuk do më mblidheshin shumë krtolina dhe urime, por në fakt të rinjtë dhe fëmijët kanë treguar se janë supër të motivuar. Nuk ka rëndësi se çfarë periudhe është, ata janë gati për të bërë artin e tyre. Madje një prej tyre më kishte sjellë dhe një telajo në Kryeministri, mezi pres t’jua tregoj dhe atë. Kështu që pse jo të mos i promovojmë së bashkë të gjitha fotot e të gjitha kartolinat që më kanë ardhur. Gëzuar Vitin e Ri. Këto super kartolinat e bëra vetë më kanë ardhur nga Irisi, shikoni Irisi është një vajzë në klasën e shtatë dhe ka bërë dy kartolina. Shikoni uaaa sat ë bukura që janë, kjo madje ka dhe mbrapa. Ka shkruar dhe një super mesazh.

“Borë për festa”, “fëmijët shkrijnë borën”, shkruan Muzhaqi krah çdo videoje si për të treguar që të vegjlit duhet të sforcohen për të shkrirë atë vetë. Në fakt, ministrja për Fëmijët mbahet mend për gafa që në prezantimin e saj. Gjithçka nisi me dridhjen e zërit, me ngatërrimin e fjalëve dhe më pas me injorimin e gazetarëve kur u pyet për vrasjen e Mateos së vogël në Fier. Por tashmë, fëmijët duhet ta shkrijnë…

https://vm.tiktok.com/ZM8wQAQjr/

https://vm.tiktok.com/ZM8wQp4D3/

Të Fundit