Fëmijë të vrarë në aksidente, ekspertët: Pasojë e uljes në sediljen e parë dhe mosvënia e rripit të sigurimit

Gjatë vitit 2021 nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 13 fëmijë të moshave 1-14 vjeç, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar dhe gjymtuar.

Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore, ka dhënë ekspertizën e tij, të kërkuar nga prokuroria dhe gjykata për të paktën 3 aksidente ku të përfshirë ishin fëmijët.

“3-4 aksidente ku ka pasur dhe viktima fëmijë kanë ardhur si pasojë e uljes në vend të parë dhe nga mosvënia e rripit”, thotë eksperti.

Kodi rrugor gjobit me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë ata që transportojnë fëmijët deri në moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi dhe pa sistemet e fiksimit në sediljet e pasme të makinës.

Nëse rrinë në sediljen e pasme dhe sexholino, shmangen 90% e aksidenteve”, shprehet Qibini.

Deri në nëntor, sipas INSTAT kanë humbur jetën në aksidente rrugore 176 persona. Në 85,8 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Të Fundit