Fatbardh Kadilli: As Basha as Berisha nuk bëhen kryeministra, demokratët të shohin përtej këtyre dy emrave

Ndaj Foltores së Sali Berishës, Lulzim Basha nuk po qëndron më indiferenet. Jo vetëm me deklarata, doza e të cilave është shtuar dhe ashpërsuar ndjeshëm. Por edhe me vënin ne lëvizje të një prej forumeve kryesore të partisë, Kryesinë e saj.

Lulzim Basha mbledh pasditen e së hënës, për herë të parë kryesinë e re të zgjedhur në fund të muajit gusht,

38 anëtarët e kryesisë janë njoftuar se mbledhja do të ketë në fokus diskutime dhe vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë funksionimin demokratik të organeve të saj.

Fatbardh Kadilli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar gjatë një interviste komentoi ngjarjet politike brenda PD duke e përshkruar situatën si luftë politike mes Berishës dhe Bashës, por jo në favor të PD, por të interesave të tyre. Sipas Kadillit PD nuk duhet përçarë, por siç shprehet ai demokratët duhet të mendojnë përtej këtyre dy emrave dhe se nuk duhet të presin që Basha apo Berisha të mendojë për ta.

Intervista:

Mendon se do të shkohet në përjashtim të Berishës?

Kadilli: Nuk besoj se është momenti për të bërë përjashtime dhe nëse përjashtojmë njëri-tjetrin do mbetemi më pak në opozitë. Nuk ka të tepërt në opozitë. Ti japim PD një shans për ta bashkuar jo për ta ndarë. Basha dhe Berisha po bëjnë një luftë personale për të drejtuar PD-në. Bashës i ka ikur nga duart PD. Unë kam qenë i pari që kam kërkuar largimin e tij. Bashën e mbrojtën sepse mbrojtën planet dhe karrierat e tyre. PD është ndarë më dysh. Kryetarit i ka ikur magnetizmi për të zgjeruar partinë dhe tashmë i është ndarë.

Z. Kadilli, pse mendoni ju se po e thërret z. Basha këtë mbledhje të kryesisë?

Kadilli: Basha i ka veprimet jo politike dhe jo në kohën e duhur. Dikur Basha sulmonte Metën, më pas bëri aleancë me LSI dhe para zgjedhjeve në momentin më të keq u pirshi aleancën me LSI pikërisht para zgjedhjeve. I bëj thirrje të jetë i matur dhe të mos shkaktojë sherr. Unë i kam pasur të dy bashkë në parti, të dy bashkë nuk i dua. Ajo që po ndodh sot është që ata po shikojnë secili interesat e veta dhe PD s’është askund. Agjenda e demokratëve nuk është e këtyre dy personave. Ajo që do bëjnë sot ata të dy është sherr krevati që dëmton qytetarët. Teatri i Bashës nuk i mbron dot qytetarët. Njerëzit nuk e besojnë më Bashën.

Ata që kërkojnë largimin e Bashës, dhe ju keni qenë i pari që në 25 prill, që e kërkuar këtë, a kanë një mënyrë për t’u bërë bashkë?

Kadilli: Një marrëveshje mes Bashës dhe Berishës është shumë keq. Unë kam propozuar që deri më 11 Dhjetor Basha të japë dorëheqjen. Një Kuvend traumatik që heq Bashën dhe sjell Berishën është si të ikësh nga shiu në breshër. Ata që duan demokraci le të luftojnë për të.

Z. Berisha thotë se do kthehet jo vetëm si kryetar i PD, por edhe si kryeministër. Si e lexoni ju këtë ambicie të tillë, krah faktit, që ambasada amerikane është shprehur qartë se nuk ulet në bisedime me një person të shpallur non grata.

Kadilli: Berisha nuk bëhet më kryeminisër, ai e di shumë mirë, por do të mbajë të karikuar njerëzit. Ai do të krijojë strehën e tij politike. Është ngjarje e sigurt që as Basha as Berisha nuk bëhen kryeministra. Edhe 200 vite ta lësh Bashën nuk bëhet kryeministër. Ndryshe nga Kosova që rinovon partinë, ne kemi 30 vite me të njëjtët emra.

Z. Kadilli, ku e shihni ju fundin e kësaj përplasje? Kë shihni më të humbur nga e gjithë kjo?

Kadilli: Të humbur do të jenë demokratët. Unë u them demokratëve shihni përtej këtyre dy emrave. Mos rrinë të presin se do mendojë Berisha për ne. Basha dhe Berisha nuk ikin vetë pa iu kthyer kurrizin demokratët.

Të Fundit