Familja i prodhon lëndë narkotike, i riu pranohet në Akademinë e Sigurisë!

Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon, se në Akademinë e Sigurisë është pranuar një student, që nuk përmbush kriterin e pastërtisë së figurës, një detyrim ligjor ky. Ne sjellim në kujtesë rastet e trajtuara, kur studentë të shkëlqyer, nuk janë pranuar në Akademinë e Sigurisë edhe për probleme të kushërinjve.Ne shkuam në Vlorë, ku Shezair Hysenaj studenti, që banon në Selenicë, ka probleme me figurën, pasi vëllai dhe xhaxhai i tij janë dënuar me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh.Si ka mundur ta kalojë personi në fjalë këtë pengesë? “Stop” ka mësuar, se Shezair Hysenaj fillimisht ka transferuar gjendjen civile nga Vlora në Fier në vitin 2020, pasi në 2018-ën ai ka tentuar dy herë të depërtojnë në rradhët e policisë, njëherë si polic burgu dhe një herë tjetër në Komisariatin e Vlorës. Kreu i Sindikatës së policëve, Sadedin Fishta, shpjegon, se është vepër penale për punonjësit e policisë, të cilët kanë dhënë vendim pozitiv mbi kandidatin, që nuk përmbush kushtin e pastërtise së figurës.

Të Fundit