“Falsifikova firmën tënde” pronari i lokalit mer kredi në emër të punonjëses

Një vajzë 28 vjec, denoncon në Stop, shtetasin Qemal Gorishova. Gorishova duke shfrytëzuar të dhënat e identitetit të saj, i falsifikoi firmën, duke aplikuar për kredi me një vlerë 2 milion lekë të vjetra. Aplikimi iu miratua dhe ai bleu dy aparate celularë.Ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe vajza vihet në dijeni vetëm, kur i telefonojnë nga institucioni financiar, se duhet të shlyejë këstet e kredisë së marrë.Por cila është lidhja mes palëve? Ajo punoi disa kohë si banakiere dhe menaxhere në bar-kafenë e Qemal Gorishovës.Me këtë shtetas ajo ka dy cështje: për përndjekje, e cila u mbyll dhe për problemin e kredisë se marrë.Ekspertët pasi bënë akt-ekspertimin e firmës, nuk e përjashtuan mundësinë, që firma të ishte falsifikuar. Megjithatë, gjykata, pas kërkesë-padisë së institucionit financiar, e detyroi vajzën, të zbatojë urdhrin për të shlyer shumën, që shkon në rreth 4 milionë lekë të vjetra, me gjithë interesat.Për të vërtetuar pretendimin e saj, vajza na vë në dispozicion një video-regjistrim, ku Qemal Gorishova pranon, se ka qenë ai, i cili ka marrë kredinë me firmë të falsifikuar.

Të Fundit